20 Maji shënon Ditën Ndërkombëtare të Bletëve.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur sot se qeveria po vijon mbështetjen çdo vit e më shumë përmes programeve këtë sektor.
Në Skemën Kombëtare të këtij vitit përfituan mbështetje 4323 bletërritës me financim direkt.
Nga ana tjetër, nga 1 janari bletët janë përjashtuar nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), masë kjo që nxit zhvillimin e sektorit të bletarisë.
Bletërritësit kanë një fuqi dhe vlerë të jashtëzakonshme për konsumatorët, mjedisin dhe ekosistemin bujqësor dhe ekonomik te vendit.
Një vit më parë qeveria miratoi ligjin organik të bletarisë, një ligj, i ndërtuar në bashkëpunim të plotë me të gjitha shoqatat e bletarëve, në përputhje me praktikat më të mira të BE-së./ata