Javët Kulturore Ndërkombëtare vijojnë me artistët që vijnë nga vendi fqinj Greqia. Java Kulturore Greke do të zhvillohet prej datës 22 e deri më 29 maj. Siç thuhet në faqen e JKN, java greke do të nisë me shumë energji, klas dhe elegancë.

Një performancë magjepsëse kërcimi bashkëkohor nga Yannis Adoniou dhe Kunst Stoff, do të vijë mbrëmjen e nesërme nën qiellin plot yje të Amfiteatrit të Liqenit.

Frymëzuar nga miti i Letos, kjo pjesë unike eksploron temat e fuqisë, turbullirave, mbijetesës, paqes dhe lirisë. Me çdo lëvizje, vokal, ndërthurje vizuale dhe tinguj muzikore nga Nikos Giannios, kjo performancë është një rrugëtim i paharrueshëm zbulimi personal.

JKN thotë se do të jetë një eksperiencë të jashtëzakonshme kulturore, plot jetë e shpirt, prandaj nuk duhet humbur./ata