Sonte në Shkup u shfaq filmi “Kokkra e grurit”, i cili tregon jetën e Serkan Bayramit, deputetit me aftësi të kufizuara të parlamentit turk, u shfaq në Shkup, kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut.
Në shfaqjen e filmit dhe bisedën me deputetin, organizuar nga Instituti Yunus Emre në Shkup, morën pjesë ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë i Maqedonisë së Veriut, Fatmir Limani, ambasadori i Türkiyes në Shkup, Fatih Ulusoy, deputeti Serkan Bayram, persona me aftësi të kufizuara në vend dhe mysafirë të tjerë.
Në deklaratën e tij para gazetarëve para programit, Bayram tha se bën përpjekje që të tjerët të mos përjetojnë atë që ai përjetoi.
Duke thënë se do të ketë “Shekull të Türkiyes” ku do të ndryshohet ligji dhe do të ketë udhëheqës lokalë, prefektë, ambasadorë dhe ministra me aftësi të kufizuara në Türkiye, Bayram deklaroi se kanë zbatuar një projekt në të cilin do të bëjnë proteza për qytetarët që kanë mbetur me aftësi të kufizuara pas tërmetit shkatërrues të 6 shkurtit 2023 në Türkiye, së bashku me Qendrën e Protezave Kokrra e Grurit.
Duke theksuar se filmi “Kokrra e grurit” ka arritur afro 40 milionë shikues në shumë vende, Bayram tha: “Ky udhëtim është një udhëtim i shenjtë. Ne themeluam edhe Fondacionin Kokrra e Grurit. Aktualisht, po filloj të organizohem në 180 vende”.
Bayram përcolli mesazhin se “Duam një botë pa pengesa dhe në paqe”. “Bota në të cilën jetojmë tashmë po bën atë që duhet për pandemitë, tërmetet dhe fatkeqësitë, por të paktën ne njerëzit nuk duhet të vrasim njëri-tjetrin ose ta lëmë njëri-tjetrin me pengesa. Fëmijët tanë nuk duhet të vdesin, Gaza nuk duhet të vdesë, Palestina nuk duhet të vdesë, duam një botë në paqe”, tha ai.
Bayram theksoi se në një fjalim që ka mbajtur në Kombet e Bashkuara (OKB), ai ka shpjeguar se ekziston njësi e OKB-së si ajo e të drejtave të fëmijëve dhe të grave, por nuk ka një njësi të tillë për personat me aftësi të kufizuar dhe se ai kishte bërë një ofertë për të krijuar një njësi për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara në Istanbul.
Në fjalën e tij në hapje të programit, ministri Limani theksoi se deputeti Bayram është shembull për personat me aftësi të kufizuara se si mund të arrijnë majat e shoqërisë në të cilën jetojnë dhe punojnë.
“Zoti sprovon një njeri që t’u dhurojë miliona njerëzve të tjerë dashuri”, tha Limani.
“Serioziteti i shtetit turk tregohet pikërisht me këtë veprim dhe këtë kategori të cilën e trajton veçmas në kuvend me pozita te garantuara në mënyre qe ata të mbrojnë të drejtat e kategorisë së personave me aftësi të veçanta”, shtoi ai.
Ndërkaq, ambasadori Ulusoy tha gjithashtu se zgjidhja e vështirësive të individëve me aftësi të kufizuara fizike për të marrë pjesë në jetën shoqërore është përgjegjësi e përbashkët e shtetit dhe të gjithë individëve në shoqëri.
Duke u shprehur se falë deputetit Bayram dhe shumë njerëzve dhe shoqatave të ndjeshme, janë arritur mbështetje dhe përparime të rëndësishme në zgjidhjen e problemeve me të cilat përballen qytetarët me aftësi të kufizuara në Türkiye, Ulusoy tha: “Roli i rëndësishëm dhe punimet që ka kryer deputeti ynë në vitet e fundit për forcimin e të drejtave sociale të qytetarëve tanë me aftësi të kufizuara meritojnë çdo vlerësim”.
Drejtori i Institut Yunus Emre në Shkup, Arif Konak, u dha të pranishmëve informacione rreth temës së filmit. “Sot u mblodhëm për të nderuar avokatin Serkan Bayram, deputet i Republikës së Tyrkiyes, i cili frymëzon të gjithë me punën e tij vetëmohuese për vëllezërit dhe motrat me aftësi të kufizuara dhe arritjet e tij. Deputeti i nderuar Serkan Bayram është propozuar për Çmimin Nobel për Paqe nga shumë institucione dhe organizata, si Parlamenti Evropian, Senati Ekonomik Evropian, Përfaqësia e Vatikanit dhe Fondacioni Mandela.
Filmi "Kokrra e grurit" tregon historinë e jetës së deputetit Serkan Bayram, i cili humbi duart për shkak të një zjarri në fushë gruri, si dhe rrugëtimin e tij në karrierë deri në Asamblenë e Madhe Kombëtare të Türkiyes./aa