Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor Arbjan Mazniku
bashkë me ministren e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, zhvilluan një takim shumë të frytshëm me Presidentin e rajonit autonom të Friuli-Venecia Giulia, Massimiliano Fedriga.
 
Mazniku tha se, në këtë takim u diskutua se si mund të bashkëpunohet në fushën e energjisë të pastër por edhe në fusha të tjera, duke marrë shembull nga suksesi i ndërmarrjeve të përbashkëta publike shqiptare dhe italiane.
 
“Ne duam të thellojmë partneritetin ekonomik me një vend mik si Italia”, u shpreh Mazniku.
 
“Jemi të bindur që së bashku krijojmë një potencial zhvillimi në fushën e biznesit, prandaj na duhet të lehtësojmë kërkesat e bizneseve të të dyja vendeve”, deklaroi Mazniku./ata