Kryeministri Edi Rama vijon turin e takimeve me diasporën.
Pas takimit të zhvilluar në Athinë me shqiptarë të cilët jetojnë në Greqi, kreu i shtetit mbledh sot bashkatdhetarët të cilët kanë emigruar në Itali.
Takimi do të fillojë rreth orës 11:00 në pallatin e sportit në Busto Arsizio, afër qytetit e Milanos.
Takimi i sotëm mbahet ndërkohë që opozitat e të dy vendeve, si Italisë ashtu edhe Shqipërisë, kanë “goditur” kryeministrat Meloni dhe Rama në lidhje me marrëveshjen për emigrantët.
Pjesë e takimit pritet të jetë edhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj./BalkanWeb