Sekretari i Jashtëm britanik David Cameron ka mbërritur sot në Shqipëri. ka qenë ministri i Jashtëm, Igli Hasani ai që ka pritur në Rinas, Cameron.

Ministri Igli Hasani në platformën X:

Kënaqësi të mirëprisja në Tiranë, Sekretarin e Shtetit të Mbretërisë së Bashkuar për Çështjet e Jashtme, Komonuelthin dhe Zhvillimin, Lord David Cameron.

 

Në kuadër të kërcënimeve aktuale për sigurinë evropiane, ruajtja e unitetit euroatlantik është thelbësor, duke përfshirë forcimin e mbështetjes për Ukrainën dhe adresimin e sfidave për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor./BalkanWeb