Parku Kombëtar i liqenit të Tiranës me një peizazh magjepsës, konsiderohet si një nga destinacionet më relaksuese të kryeqytetit, shkruan kryeministri Edi Rama.

Ndërtimi i parkut filloi në vitet ’50-të. Në vitin 1955 u krijua liqeni artificial nga ujërat përreth si dhe u ndërtua me punë vullnetare një digë 400 m e gjatë e cila i pengon ujërat të vërshojnë drejt Tiranës. Sot ky park përbën masivin më të madh të gjelbërimit në kryeqytet./Shqiptarja