Kryeministri Edi Rama dhe Sekretari i Shtetit për Çështjet e Jashtme, Commonwealth-in dhe Zhvillimin e Mbretërisë së Bashkuar, Lord David Cameron biseduan gjatë takimit të sotëm edhe për planin e përbashkët të luftës kundër trafikut të paligjshëm të qenieve njerëzore.

Në deklaratën e përbashkët për shtyp pas takimit me Lord David Cameron, Kryeministri Rama tha se “jemi shumë të kënaqur me rezultatet e arritura, por operacioni ynë i përbashkët do të vazhdojë dhe gatishmëria në dekurajimin e flukseve të këtij trafiku do të jetë maksimale edhe në vazhdim”.

“Kjo gjë lidhet edhe me vullnetin e përbashkët për t’i shkuar në rrënjë këtij fenomeni që padyshim ka të bëjë më rrjetet e krimit të organizuar”, tha Rama./ata