Në Komisionin për mbrojtje e siguri në Asamblenë e Përgjithshme të NATO-së, të shtunën është diskutuar edhe rreth situatës së përgjithshme në Kosovë, e në veçanti lidhur me sulmin terrorist të grupeve paramilitare të udhëhequra nga Milan Radoiçiq.

“Pas një periudhe të shkurtër depërshkallëzimi gjatë verës, në shtator 2023, rreth 30 persona të armatosur u përleshën me policinë në Banjska në veri të Kosovës dhe u barrikaduan brenda një manastiri ortodoks serb, që rezultoi me vrasjen e një oficeri të policisë dhe tre sulmuesve. Zyrtarët e KFOR-it negociuan tërheqjen e pjesës tjetër të grupit në pyjet përreth, nga aty ata u zhdukën. Autoritetet e Kosovës besojnë se potencialisht edhe qindra të tjerë luftëtarët ishin fshehur në pyjet ndërmjet Banjskës dhe kufirit serb dhe zbuluan një sasi të madhe armësh të afta për të shkaktuar dëme dhe viktima të konsiderueshme – përfshirë këtu raketahedhës antitank, mortaja, granatahedhës, mina antitank dhe 24 automjete (një e blinduar)”, thuhet ndër të tjera në draft-raportin e paraqitur nga Lacanster në Asamblenë e Përgjithshme të NATO-së./ata