Kryeministri Edi Rama ka mbërritur sot në Milano, ku do të takohet  me shqiptarët e Italisë, në kuadër të turit me diasporën.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama ndau pamje nga atmosfera festive në pallatin e sportit “Busto Arsizio” në Milano, i cili është mbuluar nga flamujt kuqezi e simbolet kombëtare.

“Erdha. Live Milano”, tha Rama, ndërsa ndau pamjet nga stadiumi “Busto Arsizio” të mbushur me shqiptarë.

Kryeministri Edi Rama nisi turin e takimeve “Krenar për Shqipërinë” në 12 maj, me takimin me diasporën në Greqi, Athinë.

Pas Milanos, Kryeministri Rama pritet të takohet dhe me shqiptarë që jetojnë e punojnë në Londër, Mbretëri e Bashkuar dhe Dyseldorf, Gjermani./ata