Spektakël i vajzave të Shkodrës në Finalen e Ekipeve Sportive në Shkolla.

Ekipi i shkollës së mesme “28 Nëntori” fitoi pastër 2-0 (25-18, 25-14) ndaj vajzave të shkollës “18 Tetori” të Lushnjes, përfaqësuese e Qarkut të Fierit, njoftoi sot Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH).

Thuajse 12 mijë nxënës të organizuar në skuadra që stërviten rregullisht, i dhanë jetë një kampionati fantastik që në basketboll (femra/meshkuj) u mbyll me fitoren e Kamzës për vajzat dhe Shkodrës për djemtë e shkollave 9-vjeçare, dhe fitues për shkollat e mesme u shpall Saranda për djem dhe për vajza.

Afro 12 mijë nxënës, të organizuar në 760 ekipe janë përfshirë në këtë lëvizje sportive gjithëpërfshirëse, duke rikthyer frymën sportive në shkolla./ata