Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, u ka dërguar mesazh ngushëllimi presidentes greke Katerina Sakellaropoulou dhe kryeministrit Kiryakos Mitsotakis pas aksidentit fatal hekurudhor që ndodhi sot në Greqi.

 

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës turke, Erdoğan në mesazhin e tij shprehet se ndihet thellësisht i pikëlluar për aksidentin hekurudhor në Greqi, duke përcjellë ngushëllimet e tij për personat që humbën jetën në aksident dhe duke u uruar shërim të lënduarve.

 

Ndryshe, një tren pasagjerësh dhe një tren mallrash u përplasën sot në veri të Greqisë, duke lënë të vdekur të paktën 36 persona dhe 130 të lënduar.

 

Sipas raportimeve, në trenin e pasagjerëve ndodheshin 346 persona dhe ishte nisur nga Athina për në Selanik, ndërsa trenat u përplasën në rajonin Tempi në veri të qytetit Larisa.

 

Sipas raportimeve, disa vagonë kanë dalë nga shinat dhe të paktën tre prej tyre kanë marrë flakë./AA