Mirëmbajtja e hapësirave të përbashkëta do të jetë objekt i një projektligji të ri, që synon të rrisë përfshirjen e interesave të përbashkëta të qytetarëve dhe angazhimin e tyre për mirëmbajtjen dhe investime në dobi të komunitetit.
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku në takimin me aktorë të linjës bëri të ditur “dakordësimin e dokumentit politik që do të jetë baza e hartimit të projektligjit të ri të bashkëpronësisë”.
Mazniku tha se, synimi është të rrisim përkujdesjen për mirëmbajtjen e hapësirave të përbashkëta dhe objekteve që na përkasin të gjithëve, për të rritur cilësinë dhe sigurinë e jetesës në komunitet./ata