Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip ErdoÄŸan zhvilloi bisedë telefonike me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban.
Në një deklaratë nga Kryesia e komunikimeve të Presidencës thuhet se në bisedë u diskutua për marrëdhëniet mes Türkiyes dhe Hungarisë si dhe çështjet rajonale dhe globale.
ErdoÄŸan i uroi suksese Hungarisë në presidencën e radhës së Bashkimit Evropian dhe tha se mbështetja e Hungarisë është e rëndësishme për rigjallërimin e procesit të anëtarësimit të Türkiyes në BE.
Po ashtu presidenti ErdoÄŸan i uroi kryeministrit hungarez Orban ditëlindjen./aa