Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock tha se synojnë të ndalojnë sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës të cilat shkelin ligjin ndërkombëtar.
Baerbock bëri deklarata për mediat përpara takimit informal të Ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s në Pragë të Republikës Çeke.
"Qëllimi ynë është të ndalojmë sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës të cilat shkelin ligjin ndërkombëtar", tha ajo.
"Rusia e riktheu luftën në Evropë dhe situatat e sigurisë ndryshuan në mënyrë dramatike" deklaroi Baerbock. Duke folur për rëndësinë e NATO-s ajo tha: "Kemi parë se sa e rëndësishme është të kemi vende ku mund të diskutojmë në paqe vështirësitë".
Duke bërë të ditur se shihet që presidenti i Rusisë, Vladimir Putin vazhdon sulmin e tij të pamëshirshëm jo vetëm ndaj popullit të Ukrainës por edhe në kufirin jashtë Ukrainës, Baerbock tha:
"Bashkimi Evropian është provokuar shumë herë në kufirin e NATO-s (nga Rusia). Kjo është arsyeja pse çështja e sigurisë është kaq qendrore, kryesisht për partnerët tanë të Evropës Lindore, Baltike dhe Evropës Veriore"./aa