Industria bankare në Shqipëri vijoi rritjen dhe performancën financiare pozitive edhe në tremujorin e parë të këtij viti.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, totali i aktiveve në fund të muajit mars arriti në 1.985 trilionë lekë, në rritje me rreth 15 miliardë lekë që nga fillimi i vitit.
Me bazë vjetore, totali i aktiveve të sektorit u rrit me 6.1%, rritje e konsiderueshme kjo duke patur parasysh edhe efektin negativ të kursit të këmbimit mbi asetet në valutë të huaj.
Portofoli i kredisë në fund të marsit arriti vlerën e 739 miliardë lekëve, në rritje me 21 miliardë lekë që nga fillimi i vitit 2024 dhe në rritje me 7.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në total, sektori raportoi një fitim neto prej 9.8 miliardë lekësh, në rritje me 24% krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar./ata