Në mbarë botën festohet 1 Qershori, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve.
E shpallur që më 1925-ën nga Konferenca Botërore e Mirëqenies së Fëmijëve, në Zvicër kjo ditë jo vetëm festohet, por njihet për sensibilizimin për t’i thënë jo dhunës, bullizmit dhe abuzimeve të tjera ndaj fëmijëve.
Në vitin 1925 konsulli i përgjithshëm kinez në San-Francisko mblodhi së bashku një numër të konsiderueshëm fëmijësh jetimë kinezë të festonin në festivalin e “Anijes së Dragoit”. Kjo gjë rastisi të ishte në të njëjtën ditë me konferencën në fjalë.
Kjo ditë synon t’u kujtojë të rriturve të mbrojnë fëmijët nga çdo lloj abuzimi dhe t’u krijojë atyre mundësitë për të ngritur të ardhme të paqtë.
Shumë vende të botës realizojnë festime, të cilat kanë si qëllim të rrisin vëmendjen në drejtim të mirëqenies së tyre./ata