Viti 2024 është shpallur nga qeveria shqiptare si Viti i Pyjeve.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro deklaroi sot se në 4 muajt e parë të vitit janë mbjellë 294 mijë fidanë.
“294 mijë fidanë u shtuan nga veriu në jug gjatë katër muajve të parë të këtij viti, i cili i është dedikuar pyjeve. Bashkitë, Agjencia Kombëtare e Pyjeve dhe stafet e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura kanë përfunduar prej javësh mbjelljet e tani është faza e përkujdesjeve që ta finalizojmë suksesshëm Vitin e Pyjeve”, bëri të ditur Kumbaro.
Krahas fushatës së pyllëzimit, e cila ka nisur prej disa muajsh në gjithë territorin e vendit, aktivitetet në kuadër të Vitit të Pyjeve kanë veçanërisht në fokus ndërgjegjësimin dhe informimit e publikut për mbrojtjen e mjedisit dhe pyjeve./ata