1 Qershori, Dita ndërkombëtare e Fëmijëve, e shndërroi sheshin përpara Bashkisë Shkodër në një hapësirë festive për të vegjlit, ku mbizotëronte muzika, argëtimi dhe lojërat pafund, që i sollën Shkodrës gjallëri, gëzim dhe ngjyra.
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjete sociale momente nga aftmosfera festive ku fëmijët i bashkohen aktiviteteve të ndryshme që ka organizuar Bashkia Shkodër.
“1 Qershori në Shkodër”, shkroi Rama, teksa në video shihet një grup i fëmijëve që ndjekin shfaqen me kukulla, ndërsa grupe të tjerë me fëmijë të moshave të ndryshme, janë përfshirë në lojëra, apo veprimtari muzikore.
Po ashtu, fëmijët zhvilluan vizitë në ambientet e Bashkisë Shkodër ku dhe janë pritur nga kryetari i Bashkisë Benet Beci.
1 Qershori u përcoll sot me aktivitete te ndryshme festive në të gjithë vendin./ata