Kryeministri Edi Rama tha sot, gjatë një interviste për emisionin “Report” në Rai 3, se tha se qeveria shqiptare është duke vijuar betejën me Francesco Becheti në një gjykatë në Belgjikë.
Rama tha se për Shqipërinë ai është një kriminel i dënuar me 17 vite burg.
“Becheti është pika juaj e dobët, e di. Ju e keni pikë të dobët Bechetin. Zotëria është një kriminel i dënuar me 17 vite burg nga drejtësia shqiptare, bazuar tek ligji shqiptar për pastrim parash, afera të pista etj. E gjitha këtu”, tha Rama.
“Pse nuk respektoni gjykatën europiane dhe ta paguani Beketin? Historia s’ka përfunduar. Jemi në një proces në Belgjikë. Kush mendon se kjo çështje është e mbyllur, duhet të rishohë qëndrimin e tij. S’dua të komentoj për momentin, por po vazhdojmë një betejë ligjore me një zotëri që për ne është kriminel”, theksoi Rama./ata