47 kamera janë çmontuar nga Policia e Durrësit pasi dyshohen se përdoreshin nga grupet kriminale.

 

Konkretisht policia çmontoi kamera në Durrës, Shijak dhe Krujë. Në hetim për ndërhyrje të padrejta në jetën private janë 8 shtetas, nga këta, 2 shtetas në Durrës dhe 6 shtetas në Shijak.

 

Gjatë fazës së katërt të këtij plani operacional, në Durrës, në lagjet nr. 6 dhe nr. 17, janë çmontuar 11 kamera, si dhe janë në hetim, shtetasit Dejvid Karaboja dhe Plarent Dervishi,aktualisht i shpallur në kërkim për një vepër tjetër penale.

 

Në Shijak u çmontuan dhe u sekuestruan 18 kamera të vendosura në lagjen e “Keçeve” dhe në lagjet “Popullore”, “Kodër Sukth” dhe “Partizani”.

 

Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, janë në hetim shtetasit  Albert Muharremi, vëllai “Rrumit”, Xhulio Vora, Astrit Balliu ( Avdyli), Jasin Kala ( Avduli ), Altin Avdyli  dhe Sajmir Gjepali.

 

Plani operacional “Fijet”, ka vijuar në Krujë dhe në Nikël, ku janë çmontuar dhe sekuestruar 18 kamera të tjera, të vendosura në shtyllat elektrike të disa lagjeve të qytetit të Krujës dhe në Nikël. Vijon intensivisht puna hetimore, për identifikimin dhe procedimin penal, të shtetasve që kanë vendosur në mënyrë të kundërligjshme, këto kamera.

 

Në bashkëpunim me prokuroritë pranë gjykatave të rretheve gjyqësore Durrës dhe Krujë, vijon puna intensive për zbardhjen e plotë të qëllimit të vendosjes së kamerave në Nikël dhe në Krujë, si dhe për identifikimin dhe procedimin penal të shtetasve që i kanë vendosur këto kamera.