Në intervistën për RAI 3, kryeministri Edi Rama risolli në vëmendje dhunën barbare ndaj tij, nga njerëzit e Sali Berishës, kur ai shkruante si publicist kundër pushtetit të korruptuar dhe të dhunshëm të asaj kohe, të Berishës.
Por Berisha, në një reagim të shkurtër në rrjetet sociale, përsërit se ai nuk ka gisht në rrahjen e Edi Ramës, pasi sipas tij, ai ishte një krim pasioni.
“Padrino dorëzohet!
Për të ngjallur mëshirë, përpiqet të shesë krimin e pasionit për krim politik! "Fajn" e ka Saliu. Por gazetari i famshëm nuk ia bleu, e zbërtheu si askush më parë!” shkruan Berisha.
Ish-kreu i SHIK, Fatos Klosi, në një intervistë të pak kohëve më parë, shprehej se Rama ishte dhunuar pikërisht nga punonjësit e këtij shërbimi, me urdhër të Berishës.
“Kur Berisha thotë se ai ishte krim pasioni dhe ko krim politik, ai shpif. Berisha i shet shpifjet për të vërteta. Kjo është një metodë e vjetër e të bërit politikë”, tha Klosi.
Ai deklaroi se Edi Rama është rrahur nga SHIK-u i Gazidedes dhe i Sali Berishës, pasi kryeministri aktual në atë kohë guxoi të shkruante dhe të fliste kundër atij pushteti dhe vetë Berishës. Klosi pohoi se alibia e Berishës nuk qëndron.
Sipas Klosit, përpos Edi Ramës janë rrahur edhe intelektualë të tjerë që kishin guximin të thonin atë që mendonin, nga shikasit e Gazidedes, të cilët ishin individë me xhupa të zinj dhe me gjuhë të trashë.
“SHIK-u rrahu sa mundi jo vetëm Edi Ramën. Ishte shumë qartë që ajo dhunë që u përdor, ishte vepër e SHIK-ut. Mua më kërkuan që t’i ndryshoja emrin institucionit.
Ata që rrahën Edi Ramën ishin individë me xhupa të zinj, njerëz me një gjuhë të ashpër. Rama u rrah se foli kundër pushtetit të Berishës.
E njëjta gjë ndodhi edhe me Ndre Legisin. Ai ishte SHIK-u i Gazidedes dhe i Sali Berishës, të cilët urdhëruan sulmet ndaj Edi Ramës dhe intelektualëve të tjerë”, deklaroi Klosi.
“Të gjitha ata djem që kishin guximin të thonin hapur atë që mendonin, e pësuan duke u goditur, ashtu siç ndodhi edhe me Teodor Kekon. Asokohe qe një frymë që nuk mund të merrje hak, se do na quanin djem të komunizmit. Berisha e meritonte që atëherë vendin që i takonte, sepse e dogji këtë vend. Por ne nuk donim hakmarrje!”, u shpreh Klosi./Tema