Më 15 qershor 2024, Italia dhe Shqipëria nisin rrugëtimin e tyre në finalet e “EURO 2024”, me përplasjen direkte për llogari të grupit B. Në Dortmund, skuadra e Spaletit dhe e Silvinjos do të bëjnë debutimin e tyre në këtë kompeticion.
Për herë të dytë në historinë e saj, Shqipëria luan në Kampionatin Evropian, pasi ka siguruar vendin e parë në grupin E kualifikues përpara Republikës Çeke, e cila preu gjithashtu preu biletën e kualifikimit në Europian.
Për ta bërë këtë, skuadra kuqezi u mbështet te disa lojtarë aktivë në Itali, si dhe në disa elementë që tifozët e Serisë A i njohin mirë nga e kaluara e afërt.
Lojtarët e thirrur “made in Seria A”
9 lojtarë nga 27 të thirrurit nag Silvinjo luajnë në Serinë A ose B. Vitet e fundit, elementët më të mirë të Shqipërisë, ose në çdo rast shumica, kanë pasur mundësinë të konkurrojnë në kampionatin italian, duke pasur parasysh afërsinë gjeografike dhe lidhjen e ngushtë mes dy vendeve.
Në veçanti, kombëtarja kuqezi mund të mbështetet te këta “italianë”:
Etrit Berisha (Empoli)
Kastrati (Çitadela)
Hysaj (Lacio)
Gjimshiti (Atalanta)
Ismaijli (Empoli)
Kumbulla (Sasuolo-Roma)
Asllani (Inter)
Bajrami (Sasuolo)
Ramadani (Leçe)
Shqipëria, me ish-lojtarët e Serisë A:
Jo vetëm lojtarët aktualë të Serisë A dhe B, por edhe disa që kanë qenë pjesë e dy kampionateve italiane në të kaluarën.
Silvinjo zgjodhi Strakoshën, i njohur për të kaluarën e tij me fanelën e Lacios, Ajetin (nga viti 2015 deri më 2023 mes Serisë A dhe Serisë B me fanelat e Frosinones dhe Torinos, ndër të tjera) dhe Rei Manaj, i cili ishte pjesë e Interit, Peskarës, Specias dhe Pizas.
Yjet e tjerë:
Shqipëria u “tërhoq zvarrë” drejt Kampionatit Evropian nga Jasir Asani, vendimtar me 3 gola të mrekullueshëm në fushatën eliminatore. I zgjedhur nga Silvinjo, pavarësisht transferimit në Korenë e Jugut, ai më shumë se cilido tjetër e shpagoi besimin e trajnerit. Në mbrojtje, krahët përbëhen nga Mitaj dhe Balliu, ndërsa në mesfushën-sulmuese Silvinjo mbështetet te shpikshmëria e Brojës. Edhe Daku i shfrytëzon shanset e tij si sulmues./Tema