Edhe pse dy muaj me vonesë, pritja ia vlejti. Dhurata e Lionel Messit për shokët e ekipit të Argjentinës dhe stafin teknik, pas titullit kampion bote është tejet e veçantë.

 

Numri 10 porositi 35 telefona të gjeneratës së fundit. Bëhej fjalë për iPhone 14, të larë në flori. Në pjesën e pasme të çdo telefoni ishin gdhendur emrat e secilit protagonist dhe aty shfaqej me krenari shkrimi “Kampionë Bote 2022”.

 

Gjithashtu logo e Argjentinës ishte përditësuar me yllin e tretë. Në total Messi shpenzoi 210 mijë euro për dhuratën e titullit botëror. Një kujtim i veçantë nga aventura e suksesshme e Argjentinës në eventin në Katar.