Mbrojtësi i Kombëtares Frederik Veseli është lojtari më i ri i ekipit të “Egnatias”.
Veseli ka firmosur me rrogazhinasit deri në vitin 2026. “Klub Futboll Egnatia njofton se ka firmosur kontratë deri në 2026 me qendërmbrojtësin e kombëtares Shqiptare Frederik Veseli. I formuar tek ‘Manchester United’ 31-vjeçari është një vlerë e shtuar e klubit tonë dhe Abissnet Superligës.
Presidenti Agim Demrozi ka falenderuar Federik Veselin që besoi në projektin e Egnatias për vazhdimësinë e karrierës se tij”, shkruan ‘Egnatia’ në postimin në rrjetet sociale.
Veseli është rritur në akademinë e ‘Manchester City’-t dhe më pas ka kaluar për t’u formuar te ‘Manchester United’. Më pas ai ka luajtur për disa klube në Angli, Zvicër e Itali, teksa skuadra e tij e fundit ishte ‘Karagümrük’.
Tashmë tek “Egnatia” ai vjen si lojtar i lirë, duke bërë që kampionët e Shqipërisë të forcohen më shumë me një lojtar me cilësi dhe eksperiencë./ata