Bagdadi dhe Ankaraja vazhdojnë negociatat për të gjetur një zgjidhje për problemin e terrorit të PKK-së, i cili është i rëndësishëm jo vetëm për sigurinë kombëtare të dy vendeve, por edhe për Projektin e Rrugës së Zhvillimit.
Duke folur për Anadolu, zv/ministri irakian i Punëve të Jashtme, Hisham al-Alawi, tha se aktivitetet terroriste të PKK-së “definitivisht nuk i shohim të ligjshme dhe të pranueshme”.
Alawi theksoi rëndësinë e të kuptuarit të shqetësimeve të njëri-tjetrit dhe të veprimit së bashku, në vend të veprimit të njëanshëm.
“Negociatat janë duke vazhduar për zgjidhjen e problemit të PKK-së. Kjo është e rëndësishme jo vetëm për sigurinë kombëtare të dy vendeve, por edhe për projekte si Rruga e Zhvillimit”, tha Alawi.
Për zgjidhjen e problemit të PKK-së, Alawi tha se nuk kanë një model fiks, duke shtuar: Por ne definitivisht nuk besojmë se do ta zgjidhim këtë problem me veprime të njëanshme.
Duke e përshkruar PKK-në si një çështje “komplekse”, ai tha se prania e PKK-së në Irak është “ilegale”.
Në fushatën e saj terroriste pothuajse 40-vjeçare kundër Türkiyes, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Türkiye, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40 mijë njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG-ja është dega siriane e PKK-së.
- Projekti i Rrugës së Zhvillimit
Më tej, Alawi tha se Projekti i Rrugës së Zhvillimit do të kontribuojë jo vetëm për ekonominë e Irakut, por edhe për vendet e rajonit si Türkiye, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ai shtoi se projekti nuk ka të bëjë vetëm me hekurudhat dhe autostradat, por në kuadër të projektit do të ndërtohen edhe qytete industriale.
“Për të përfituar nga Projekti i Rrugës së Zhvillimit, veçanërisht për Irakun dhe Türkiyen, ne duhet jo vetëm të ndërtojmë infrastrukturën, por edhe të krijojmë mjedisin e duhur në nivel rajonal, si dhe në Irak dhe Türkiye”, tha ai.
Duke theksuar se Iraku i kushton rëndësi punës me fqinjët e tij për stabilitetin rajonal, Alawi tha se vizioni i tyre është të punojnë së bashku për t’i dhënë fund konflikteve dhe luftërave në rajon.
“Nëse nuk ka paqe, ne nuk mund të arrijmë integrimin ekonomik”, tha ai, duke shtuar se të dy vendet duhet të rrisin diversitetin e tyre tregtar.
Projekti i Rrugës së Zhvillimit përfshin linjat hekurudhore dhe autostrada që shtrihen nga Porti Grand Faw në Basra përmes qyteteve Diwaniyah, Najaf, Qerbela, Bagdad dhe Mosul deri në kufirin turk, duke synuar të sigurojë qasje nga kufiri turk në portin Mersin dhe në vazhdim në Evropë përmes Istanbulit me rrugë tokësore./aa