Flamur Noka është përjashtuar nga seanca e kësaj të enjte.

Kjo, pas replikave të ashpra me kryeparlamentaren Lindita Nikolla, e cila ka debatuar ashpër dhe me Gazment Bardhin.

Ata u revoltuan pasi Nikolla nuk iu plotësoi kërkesën që Sali Berisha të quhet pjesë e PD, edhe pse në fakt ai është në arrest shtëpie dhe nuk paraqitet dot në Kuvend.

Lindita Nikolla: Zoti Fjala… zoti Bardha.. (qesh) Zoti Bardhi fjala për ju.

Gazment Bardhi: Përsa kohë ka kolegë të riregjistruar s’mund t’u heqësh fjalën.

Lindita Nikolla: Kolegët janë ne të njëjtën teme…

Gazment Bardhi: Ti nuk i paragjykon dot se çfarë do flasin.

(Revoltohet Flamur Noka, shkon tek foltorja)

Lindita Nikolla: Ulu zoti Noka, se nuk me trysnon dot duke u ardhur këtu..

Flamur Noka: Ti je përfaqësuese e narko-shtetit në Parlament

Lindita Nikolla; Të të vij turp për fjalët që përdor dhe të tërheq vërejtjen..

Flamur Noka: Ti je përfaqësues e narko-shtetit.

Lindita Nikolla: Ti je përfaqësueses i një non grate….

Ina Zhupa: Je kryetare e Kuvendit ti apo çfarë je. Na jep fjalën për procedurë.

Lindita Nikolla: Në shtëpinë time me qetësinë më të madhe….

Flamur Noka: Turp të kesh….

Lindita Nikolla: Po më kërcënon? Po kërcënon kryetaren e Kuvendit? Turp të të vijë, je dhe burrë malësor. Je i përjashtuar./Tema