Partia Socialiste e Shqipërisë kërkon zyrtarisht të regjistrohet në zgjedhjet vendore të 14 majit.

 

Mësohet se në Komisionin Qendror i Zgjedhjeve është dorëzuar kërkesa zyrtare e firmosur nga Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore në PS Eridian Salianji, ku kërkohet regjistrimi i këtij subjekti.

 

Në ditët në vijim pritet dhe mbledhja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për miratimin formal të kësaj kërkese.

Më herët, dorëzoi kërkesën për regjistrim PL, ndërsa pritet regjistrimi i grupimit “Alibeaj”, pas vendimit të gjykatës që i lejoi mbajtjen e vulës së PD.