Komediani francez, Guillaume Meurice, u pushua nga puna në radiostacionin kombëtar "Radio France" për shkak të komenteve të tij kritike ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.
Sipas lajmeve në shtypin kombëtar, komediani francez Meurice u shkarkua nga puna për shkak të deklaratave të tij humoristike që kritikonin kryeministrin izraelit Netanyahu në programin në "Radio Inter", të lidhur me "Radio France".
"Radio France" raportoi se komedianit "i ishte ndërprerë kontrata e punës para kohe për shkak të një gabimi të madh".
Në një deklaratë për "Le Monde" në lidhje me shkarkimin e aktorit të humorit, kryetarja e Bordit Ekzekutiv të "Radio France", Sibyle Veil deklaroi se ky vendim është marrë për shkak të "kokëfortësisë dhe pabesisë së përsëritur të Meurice".
Duke argumentuar se "liria e shprehjes dhe humori nuk synohet në asnjë mënyrë" brenda institucionit, Veil pohoi se aktori i humorit vazhdoi fjalimet e tij pavarësisht paralajmërimeve dhe nuk u la zgjidhje tjetër përveç shkarkimit.
Pas deklaratave të tij kritike dhe humoristike kundër Netanyahut në programin e 29 tetorit, Organizata e Hebrenjve Evropianë ngriti ankesë kundër Guillaume Meurice me arsyetimin se ai "inkurajoi dhunën dhe përhapte urrejtje antisemitike".
Komediani francez u pezullua më 2 maj./aa