Çmimet e larta të banesave janë bërë të papërballueshme për shumicën e popullsisë shqiptare dhe shkak është pastrimi i parave të pista dhe investimi i të pasurve në apartamente bosh. Kështu thuhet në raportin e publikuar nga Komisioni Ekonomik i Kombeve të Bashkuara për Evropën, përpiluar nga revista Monitor.  Raporti e rendit Tiranën si një nga 7 qytetet kryesore evropiane me çmimet më të papërballueshme të banesave.

Pastrimi i parave të pista dhe investimi i të pasurve në banesa që janë bosh, i ka bërë çmimet e apartamenteve të papërballueshme për shumicën e popullsisë.  

Revista Monitor ka përpiluar raportin e Profilit të Shqipërisë për Zhvillimin Urban, publikuar këto ditë nga Komisioni Ekonomik i Kombeve të Bashkuara për Evropën, i cili rendit  arsyet që e kanë bërë blerjen e një banese të papërballueshme. Sipas këtij profili, grupet më të pasura kanë investuar në prona të reja si një “strehë e sigurt”, shpesh duke i lënë ato të pabanuara, çka sjell rritjen e çmimeve në zonat me kërkesë të lartë.

Ndërkohë, pastrimi i parave ka qenë një tjetër faktor kontribuues në rritjen e çmimeve të banesave në Tiranë dhe në zonat bregdetare të Shqipërisë. Kombinuar me të ardhurat mesatare të ulëta të disponueshme të familjeve, e bën blerjen e një shtëpie të re në zonat e dëshiruara të papërballueshme për shumicën.

 

Kjo ka çuar në norma të larta të mbipopullimit, veçanërisht në mesin e grupit me të ardhura të ulëta. Tirana është një nga shtatë qytetet kryesore evropiane me nivelet më të larta të papërballueshmërisë së banesave, vlerëson raporti./SyriNet