Zëvendësministri i Drejtësisë, Tedi Dobi, në cilësinë e Negociatorit për Kapitullin 23, zhvilloi një vizitë pune në Francë, për të forcuar bashkëpunimin dypalësh në çështjet e integrimit evropian.
Gjatë vizitës në Paris, ai zhvilloi takime me drejtuesit për Evropën dhe BE-në në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Francës, të cilat u pasuan nga një takim me Sekretarin e Përgjithshëm për Çështjet Evropiane të qeverisë franceze dhe diskutime teknike me përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë së Francës.
Dobi pati gjithashtu takime me Agjencinë Franceze të Zhvillimit dhe Tefta Kelmendin, nga Këshilli Evropian për Marrëdhënie Ndërkombëtare./ata