Shkolla 9-vjeçare “Musine Kokalari” në Tiranë po rilind për 900 nxënësit dhe mësuesit e saj.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga punimet që po kryhen në këtë shkollë, e cila po rikonstruktohet me standardet më të mira.
Kryeministri theksoi se 100 objekte arsimore përfundojnë këtë vit, përmes programit të rehabilitimit të shkollave dhe terreneve sportive të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, pushtetit vendor dhe partnerëve ndërkombëtarë.
Me përfundimin e rikonstruksionit, shkolla 9-vjeçare “Musine Kokalari” në Tiranë do të garantojë kushtet më të mira për 900 nxënësit dhe stafin mësimor.
Kjo shkollë vjen si investim nga programi EU4Schools, financuar nga BE dhe zbatuar nga UNDP.
Bazuar në parimet themelore “Rindërtojmë Më Mirë” dhe “Rindërtojmë Së Bashku”, ky program po ndërton objektet arsimore të së ardhmes sipas standardeve më të larta evropiane.
Projekti ndihmon Shqipërinë në arritjen e Objektivit të Zhvillimit të Qëndrueshëm që ka të bëjë me “sigurimin e një arsimimi gjithëpërfshirës dhe të barabartë, si dhe promovimin e mundësive të të nxënit për të gjithë përgjatë gjithë jetës”./ata