Nga Aurora Sulce, gazetare
Ekziston një perceptim se kreditё e dhëna nga institucionet mikrofinanciare kanë nga njё normё interesi mё e lartё se ato qё ofrohen nё sektorin bankar. Sa e vërtetë është ky fakt dhe nga buron?
Sё pari, kostot e fondeve qё institucionet financiare sigurojnё pёr tё financuar veprimtarinё e tyre kredidhёnёse janё shumё mё tё larta se ato tё sektorit bankar. Bankat e sigurojnё likuiditetin nga mbledhja e depozitave. Institucionet e mikrokredisё e sigurojnё likuiditetin nga kreditё dhe financimet qё marrin nga bankat dhe institucionet ndёrkombёtare, si edhe nga instrumentat e borxhit qё emetojnё nё bursё. Kёto kosto janё 2-3 fish mё tё larta se kostot e depozitave nё sektorin bankar, dhe sigurisht pёrbёjne njё bazё tё lartё fillimi pёr pёrllogaritjen e normёs sё interesit qё do i ofrohet huamarrёsit.
Sё dyti, risku qё marrin pёrsipёr institucionet mikrofinanciare ёshtё mё i lartё, sepse ata financojnё sektorё dhe njёsi biznesi qё konsiderohen te pafinancueshёm pёr bankat, pёr shkak tё aftёsisё sё tyre ripaguese apo perspektivёs sё biznesit. Duke qenё qё bankat kanё njё qasje mё konservatore karshi tregut, institucionet financiare u shёrbejnë kёtyre segmenteve tё tregut me kujdesin qё po marrin pёrsipёr risk tё shtuar, i cili po ashtu reflektohet nё çmim.
Sё treti, institucionet mikrofinanciare procesojnё njё numёr shumё mё tё madh klientёsh krahasimisht me sektorin bankar, pёr shkak tё vlerёs mesatare tё ulёt tё kredive qё akordojnё. Ky nivel i lartё aplikimesh qё procesohen shoqёrohet edhe me kosto operacionale (nё burime njerёzore, sisteme informacioni, instrumenta tё mbledhjes sё detyrimeve, etj.), tё cilat po ashtu kёrkojnё njё nivel tё lartё shpenzimesh pёr t’u pёrballuar.
Megjithatё, nё vlerat qё akordon kredinё mesatare mikrofinanca, norma e interesit luan njё rol dytёsor nё vendimin e klientit pёr tё marrё kredi. Ajo qё ka rёndёsi dhe vlerёsohet nga klientёt e kёtij sektori ёshtё shpejtёsia nё shёrbim me dokumentacion minimal, fleksibiliteti nё kriteret e miratimit tё kredisё, si edhe komunikimi i vazhdueshёm me institucionin dhe gjetja e zgjidhjeve nё vijimёsi pёr problematikat qё klientёt mund tё hasin gjatё rrugёtimit tё tyre.
Fokusi është gjithmonë tek klienti individ. Dhe kjo bazuar gjithmonë në numrin e kredive të disbursuara, ku 75% e totalit të tyre janë për individët. Vlen të përmendet gjithashtu, se në vitin 2017 ishte pothuaj një tabu për gjininë femërore të merrte një kredi e vetme. Si pasojë e dokumentacioneve të reduktuara dhe procesit të lehtë të kredidhënies, konstatohet që në vitin 2022 të ketë një rritje prej 263% të grave të financuara.
Gjithashtu, prezenca e gjerë me pika fizike ka bërë të mundur që mundësia e financimit të depërtojë edhe në zona, të cilat nuk kanë një degë banke në afërsinë e tyre.
Vihet re një rritje konstante në zonat urbane, për shkak të lëvizjes brenda vendit dhe migrimit të vazhdueshëm të qytetarëve. IFBJ është e qartë që edhe në rajon kanë një arritje më të lartë të shërbimit të klientëve: 74% si lloj institucioni. Ndërkohë që rajoni që mbizotëron është Ballkani (62%) duke u pasuar nga Europa Lindore (56%). Kjo është tregues se këto kompani i shërbejnë një numri të gjerë individësh dhe nuk janë të përqendruar vetëm në shtresën e ulët.
Dhe duke pasur fokusin tek individi, është bërë edhe orientimi i produkteve, duke përfshirë kreditë me norma të favorshme të interesit, përfshirë edhe zero. Për shembull, për produktet e ofruara për pagesa me këste tek partnerët e biznesit industria e “Bli Tani, Paguaj më Vonë” po rritet gjithmonë e më shumë në mbarë botën, duke i ofruar konsumatorëve mundësi pagese me këste, edhe me 0%. Në bazë studimeve që janë bërë, rezulton se interesi më i lartë që një kompani ofronte për blerje me këste ishte 1.9% në muaj, ndërkohë që në shumë dyqane ka edhe produkte me 0% interes.
Kompanitë e mikrofinancës japin kredi me 0%, pasi i kosiderojnë ato si “tester” ( fiks si shishja e vogël e partfumit) për të provuar shërbimet e saj, ndërkohë që kostot e kësaj kredie mbulohen pjesërisht nga Partneri.
Le të sjellim një shembull: dikush blen një frigorifer që kushton 100 mijë lekë me 0% interes për 4 muaj, paguan në fund të 4 mujorit 100 mijë lekë, pra vetëm vleren e principalit.
Le të shohim një shembull tjetër: dikush blen një frigorifer që kushton 100 mijë lekë me 1.9% interes në muaj. Për 12 muaj paguan në fund të 12 mujorit 22.800 lekë përvec principalit. Ose 22.8% interes i thjeshtë.
Kredi të tilla merren për arsye nga më të ndryshmet dhe arsyet e përdorimit të këtij produkti në rajon duket se janë të njëjta, si edukimi i fëmijëve, shpenzime mjekësore, zhvillim profesional, rregullime shtëpie, shpenzime të tjera familjare apo dhe nevoja për lëvizshmëri.
Por vlen të theksohet, të gjithë këta shembuj dhe sugjerime vlejnë për rastet kur dikush i ka mundësitë për të paguar, por falë mundësive që ofrohen, riorganizohet për të përfituar. Në të kundërt, nuk këshillohet marrja e kredive pavarësisht lehtësive, kur nuk ke të ardhura të qëndrueshme dhe jo të mjaftueshme. Në këtë rast, nuk e ka fajin askush, qoftë mikrofinancë, bankë apo i afërm që të ka dhënë lekë borxh./GazetaShqiptare