Instituti “Yunus Emre” - Shkodër në bashkëpunim me Zyrën e Fondacionit Turk Maarif në Shqipëri ka organizuar aktivitetin “Pedalo për paqen”.

Pjesë e aktivitetit të organizuar në Shkodër që kishte si qëllim të përcjellë mesazhe të paqes ishin punonjës të institutit, nxënës, mësues dhe të pasionuar pas biçikletës, të cilët kanë pedaluar në qytetin e Shkodrës.

 

Ndërkohë, në aktivitet ishin edhe drejtori i “Maarif Shkoder Campus", Emrah Katrancı, përfaqësues të institutit dhe të ftuar të tjerë.

 

Nisja e pjesëmarrësve është bërë nga ambientet e Institutit “Yunus Emre” - Shkodër, duke vazhduar në sheshin para bashkisë së qytetit, rrugët kryesore të qytetit dhe deri ne qendër të lagjes Shirokë.

Aktiviteti i organizuar në formën e një marshimi është organizuar edhe me rastin e mbylljes së vitit shkollor, duke mbledhur së bashku pjesëmarrës nga mosha të ndryshme, të rinj që ndjekin kurset e institutit dhe nxënës të shkollës së Fondacionit Turk Maarif në qytetin e Shkodrës.

Sipas organizatorëve, ky pedalim ka në thelb familjen dhe paqen kudo në botë, sipas tyre "në këtë kohë të trazuar dhe aspak të qetë me luftë në disa zona"./aa