Banorët e Bërxullës kanë protestuar sërish duke kundërshtuar vlerën e dhënë nga shtetit për kompensimin e tyre, për aksin ku do të kalojë rruga Thumanë-Kashar. Disa prej tyre janë ulur në rrugë, duke tentuar të bllokojnë qarkullimin e automjeteve.

 

“Edhe krahun tjetër do ta bllokojmë, shteti nuk pyet për ne, po na vret. Vetëm atëherë kur ka votime kujtohen. E sjellin firmën për të punuar por ne nuk do e lëshojmë rrugën se është prona jona. Ta tërheqi firmën deri sa të na paguajë ne”, shprehet njëri nga banorët  për mediat.

 

“Prona është e shenjtë. Rruga nuk ka leje ndërtimi. Nuk ka alternativë për tu futur në pronat  e tjera. Firma nuk ka bërë aplikim për tu futur në pronë. Pa dakordësinë tonë, rruga nuk do të zhvillohet”, është shprehur një tjetër banor.