Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj vizitoi sot Qendrën e Transferimit të Teknologjive Bujqësore (QTTB) në Lushnjë.
“Përpjekjet tona për zhvillimin e bujqësisë janë përqëndruar në përdorimin e teknologjive më të fundit dhe praktikave inovative, duke bërë hapa të rëndësishëm në përmirësimin e prodhimit të perimeve dhe grurit”, tha Denaj.
Aktualisht janë 10 studime teknologjike, 12 fusha testimi që po vlerësohen rreth 100 hibride dhe kultivarë të rinj për të siguruar cilësi dhe performancë të lartë.
“Në bashkëpunim me projektin gjerman GIZ, tregojnë angazhimin për mbrojtjen biologjike nga dëmtuesit dhe sëmundjet në prodhimin e perimeve”, tha Denaj.
Qendrat e Transferimit të Teknologjisë Bujqësore kanë si objektiv gjenerimin, përshtatjen, testimin dhe transferimin e teknologjive bujqësore në funksion të progresit teknik e teknologjik, rritjen e efektivitetit, dhe konkurrueshmërisë së prodhimit bujqësor e blegtoral, zhvillimin e qëndrueshëm dhe mbrojtjen e mjedisit./ata