Gjermania vendase  mundi pastër 5-1 Skocinë në grupin A në ndeshjen hapëse të Euro 2024.

Të besuarit e Julian Nagelsmann shënuan tre herë në pjesën e parë me Uirtz, Musiala dhe penalltinë e Havertz. Në fraksionin e dytë Fullkrug dhe Can shënuan dy gola të tjerë. Skocezët mbetën me dhjetë lojtarë pas daljes me karton të kuq të Porteous, teksa në fund shënuan golin e ‘flamurit’ me autogolin e Rudiger.

Gjermania e nis me këmbën e mbarë aventurën e shtëpisë dhe me tri pikë kryeson Grupin A, duke pritur nesër në orën 15:00 ndeshjen mes Hungarisë dhe Zvicrës, rivalët e këtij grupi.

Ndërkohë, po nesër në orën 21:00 vëmendja do jetë në Dortmund, ku për Grupin B të Euro 2024 kombëtarja shqiptare e futbollit luan kundër Italisë, ndërsa Spanja dhe Kroacia duelojnë po për këtë grup në orën 18:00.

Formacionet zyrtare:

Gjermania: Neuer – Kimmich, Rüdiger, Tah, Mittelstädt – Andrich, Kroos – Musiala, Gündogan, Wirtz – Havertz.

Skocia: Gunn; Tierney, Hendry, Porteous; Robertson, McGregor, McTominay, Ralston; McGinn, Christie; Adams./ata