Kombëtarja shqiptare e futbollit luan mbrëmjen e sotme ndaj Italisë, në stadiumin “Signal Iduna Park” të Dormundit, ndeshjen e parë në “EURO 2024”.
Rekordi i ndeshjeve të kaluar të Italisë kundër Shqipërisë sugjeron se ky duhet të jetë një fillim i rehatshëm në Europian për kampionët në fuqi: skuadrat janë takuar katër herë, të gjitha që nga nëntori 2014, dhe “Azzurrët” i kanë fituar të gjitha ndeshjet, duke shënuar shtatë gola dhe duke pësuar vetëm një.
Megjithatë, me një pjesë të konsiderueshme të skuadrës së Sylvinhos që luan në Serinë A, Shqipëria i njeh mirë kundërshtarët e saj.
Përsëri në një kampionat Europian pasi bëri debutimin e saj në finalet “Francë 2016”, Shqipëria fitoi për herë të parë grupin e saj kualifikues duke lënë pas Poloninë dhe Çekinë.
Italia përfundoi pas Anglisë në grupin e saj kualifikues, por me sulmuesin Gianluca Scamacca që pritet të jetë ë majën e sulmit, pas një fushate fituese të UEFA Europa League me Atalantën, Italia mund të jetë gati të shkojë përsëri në finale.
Formacionet e mundshme:
Italia: Donnarumma; Di Lorenzo, Bastoni, Calafiori, Dimarco; Barella, Jorginho; Chiesa, Frattesi, Pellegrini; Scamacca.
Shqipëria: Berisha; Hysaj, Djimsiti, Ajeti, Mitaj; Asllani, Ramadani, Bajrami; Seferi, Asani, Broja./ata