Ministri i Brendshëm, Taulant Balla reagoi sot për zjarrin e rënë në Shkodër.

Balla theksoi se, “shërbimet zjarrfikëse po punojnë për fikjen e një zjarri tepër të madh në lagjen Qafhardhi”.

“Policia e Shtetit ka evakuar banorët e banesave në zonën përreth, ndërsa një numër i madh zjarrfikësish nga bashkitë fqinje po mbërrin për t’u ardhur në ndihmë djemve të MKZSH Shkodër.  Forcat e Armatosura do të ndërhyjnë nga ajri përmes  helikopterit”, u shpreh Balla./ata