Revista Migros zbulon për publikun zviceran, Shqipërinë si një destinacion i paharrueshëm pushimesh në zemrën e Ballkanit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot një artikull të revistës zvicerane, në të cilin ata rrëfejnë përvojën e jashtëzakonshme mes bukurive natyrore, historisë e kuzhinës së pasur, pa harruar mikpritjen e ngrohtë në strehëzat që ofrojnë turizëm familjar.

“21 mijë vizitorë nga Zvicra kanë hyrë në vendin tonë gjatë 5 muajve të parë të këtij viti”, tha kryeministri.

Ndërkohë, statistikat zyrtare treguan se 38% më shumë turistë të huaj vizituan vendin gjatë muajit maj, duke e çuar në 3.3 milionë numrin e turistëve kanë vizituar vendin në këto pesë muaj./ata