Një person ka gjetur vdekjen dhe dy të tjerë janë lënduar rëndë në një aksident të një aeroplani të vogël në Long Island të dielën pasdite, sipas Bordit Kombëtar të Sigurisë së Transportit.

Sipas mediave të huaja, një aeroplan me një motor “Piper PA 28” u rrëzua rreth orës 15:00 ndërsa po i afrohej aeroportit Farmingdale, Nju Jork.

Ai ishte nisur nga aeroporti i East Farmingdale me tre persona në bord, sipas Departamentit të Policisë së Qarkut Suffolk.

Menjëherë pas ngritjes, piloti “lëshoi një sinjal dhe tregoi se kishte tym në kabinë.

Dhe sipas policisë, aeroplani u rrëzua pranë Rrugës 5 dhe North Wellwood Avenue në Lindenhurst.

Një person u shpall i vdekur në vendngjarje dhe dy nga pasagjerët u dërguan si pasojë e plagëve të marra,-njoftoi policia.