Kroçera “World Traveller” ka futur në itinerarin e saj përreth detit Mesdhe edhe portin e Durrësit.
Ajo mbërriti sot në portin e Durrësit, në bordin e së cilës ishin afro 150 turistë amerikanë dhe kanadezë, që vijnë për herë të parë në Shqipëri.
Për kapitenin e portit të Durrësit, Taulant Allka kjo kroçerë është në nivelin më të lartë të luksit.
“Kjo është kroçera më luksoze që ka vizituar ndonjëherë portin e Durrësit. Është një sezon i mbarë. Porti po vizitohet vazhdimisht nga jahte dhe kroçere luksi”, tha Taulant Allka, kapiten i portit Durrës.
Gjatë qëndrimit disaorësh, turistët vizituan Durrësin, Krujën dhe Tiranën.
Ndërkohë, “World Traveller” ka planifikuar të vijë edhe 2 herë të tjera në muajin korrik, në portin e Sarandës dhe Vlorës./ata