Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj priti sot në një takim kryebashkiakun e Portos, Rui Moreira, me të cilin diskutoi mbi forcimin e bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Portugalisë në fushën e bujqësisë.

Ministrja Denaj bëri të ditur se ky bashkëpunim synon rritjen e pranisë së produkteve shqiptare në tregjet portugeze dhe përfitimin nga eksperienca e suksesshme e Portugalisë në ngritjen dhe operimin e sistemit të sigurimit të fermerëve dhe të prodhimit, duke përparuar në përafrimin e legjislacionit bujqësor me atë të Bashkimit Evropian.

Ekziston një vullnet dypalësh për rritjen e marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve të shprehura si në marrëveshjet e bashkëpunimit mes AIDA dhe AICEP, ashtu edhe me aktivitetin e dhomës së tregtisë Luso-Albanes. Në vitin 2023 eksportet shkuan në vlerën 213 milionë lekë, importet ishin afërsisht 1.6 miliardë lekë./ata