Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) ka përfunduar me sukses procesin e shqyrtimit të 176 kërkesave për kompensim për pronarët e prekur nga ndërtimet informale, si dhe ka miratuar listën e subjekteve përfituese.
Për 176 kërkesat, e mësipërme, për të cilat ka përfunduar procesi i shqyrtimit nga ana e ATP-së, ka rezultuar se dokumentacioni i tyre është në përputhje me kriteret e përcaktuara në Vendimin e Këshillit të Ministrave.
Fondi financiar që shpërndahet nga ATP për këto 176 kërkesa është në vlerën 218 344 639,41 lekë.
Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton subjektet e interesuara se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë pas përfundimit të procedurave të transfertave bankare në ditët në vazhdim./ata