Klaus Gjasula i pa të dyja anët e medaljes së një ndeshjeje. Fillimisht u bë autor i një autogoli, një rast komplet i pafat pasi u gjend në vendin e gabuar. Por lumturia do të vinte më vonë, kur shënoi golin e barazimit. Vetë mesfushori e konsideron ditë të bukur për vete.
“Ke të drejtë, ishte shumë e vështirë minutat e para kur hyra, jo vetëm autogoli, por edhe disa situata që nuk i bëra mirë. Deshi Zoti që ma dha këtë shansin për të bërë golin. Ditë shumë e bukur historike për mua.
55 minutat, 60 minutat e para bëmë një lojë shumë të mirë, për mua ishim ekipi për i mirë në fushë. Të kishim qenë içik më të qetë edhe mund ta kishim fituar”, tha ai.
Tashmë ndaj Spanjës mbetet për të luftuar për një kualifikim të mundshëm.
“Sigurisht që do ta provojmë”, tha Gjasula./tvklan.al