Projektet për Thethin si një destinacion europian turistik, krahas përfitimit të titujve të pronësisë për shtëpi e bujtina, si dhe të një sërë masave të përfshira në paketën e maleve, e cila po përgatitet dhe është drejt përfundimit, janë pjesë e objektivit të qeverisë për zhvillimin e qëndrueshëm të kësaj zone të veriut, duke krijuar një ekuilibër midis natyrës, zhvillimit turistik, ekonomisë, kulturës dhe komunitetit.

Në takimin e Kryeministrit Rama me banorët e Thethit u prezantua projekti për Thethin e së nesërmes, që në harmoni me të gjitha elementët e tjerë, do ta lehtësojë vendimin e shumë emigrantëve të këtyre zonave, që të kthehen dhe me kursimet e tyre të bëjnë më shumë ekonomi se sa në emigracion.

Rama than ë fjalën e tij se pa Benet Becin dhe pa bashkinë e Shkodrës, kjo punë nuk bëhej.

“Dhe kjo vlen që të kuptoni që vota nuk është tifozllëk. Ta thashë, partinë mbaje në zemër, flamurin e partisë vërë po deshe e mbulo krevatin, fli me flamurin; at, zgjidhe vetë kryetarin se s’dihet se kush është , vëre dhe atë tek dhoma e gjumit, si të duash ti, por kur vjen puna tek vota, qeverinë, se qeveria t’i bën punët dhe po të mos kishte ndryshuar vota në Shkodër, s’do ishin bërë gjithë këto gjëra,është shumë e thjeshtë, nuk do ishin bërë dot”, nënvizoi Rama duke iu drejtuar banorëve të Thethit.

Ai shtoi se “po mos t’i kishin thirrur mendjes shumë demokratë, “ore, ne na duhet Shkodra, nuk na duhet tani të vazhdojmë edhe 30 vjet të tjera ashtu’’, nuk do ishin bërë këto gjëra”.

“Partitë shkojnë e vijnë, përveç tonës. Jona as ikën e as vjen, është këtu.Sot për sot e nesër për nesër. Po nuk ka rëndësi, more, partinë mbajeni ju për qejf, po për punë qeverinë, kështu që e thashë këtë në fund për t’iu thënë që duhet ta kuptojmë qartë që kjo s’është punë tifozllëku. Kjo është punë pune. Nuk e bën Beneti punën nesër, nuk e bëj unë nesër, ndërroje, por jo, shko pas berihait e mos bëj punë”, u shpreh Kryeministri Rama./ata