Kandidati i Partisẽ Socialiste në zgjedhjet e pjesshme lokale nē Himarē, Vangjel Tavo fitoi garën për bashkinë e Himarës me 58.62% të votave ndërsa ka përfunduar numërimi i 36 qendrave të votimit.

Tavo ka  arritur të marrë 5022 vota.

Kandidati i koalicioni opozitar Petraq Gjikuria ka marrë 41.38 % ose 3545 vota.

Ecuria e procesit të numërimit të votave ishte e qetë, u monitorua nga stafi teknik i KQZ-së dhe rezultatet paraprake u transmetuan në kohë reale në faqën zyrtare të internetit të KQZ-së dhe Aplikacionin KQZ.

 

Zgjedhjet për kryebashkiakun e Himarës u mbajtën në proces të qetë ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vlerësoi se identifikimi elektronik i zgjedhësve rezultoi i suksesshëm.

Në zgjedhjet e pjesshme për kryebashkiak të Himarës ishin në garë dy kandidatë, Vangjel Tavo i Partisë Socialiste dhe kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, Petraq Gjikuria./ata