Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali foli sot lidhur me vendimin e Gjykatës së Apelit, e cila i dha vulën e Partisë Demokratike ish-kryeministrit Sali Berisha.
Në një intervistë televizive, Spiropali u shpreh se nuk komenton vendimet e gjykatave, por Sali Berisha sot ka humbur luftën për qeverisjen e këtij vendi.
“Nuk qeveris dot Shqipërinë që e ka lënë shumë pas, nuk kanë pikë besueshmërie. Nuk mund të kemi as respekt, kjo për ne është e qartë. Është vijë ndarëse mes nesh, dhe aty s’kemi kompromis, sa duhet të pranojmë që Saliu fitoi një betejë për të qeverisur opozitën, fitoi betejën e qeverisjes së opozitës”, tha Spiropali.
E pyetur lidhur me mandatin e tij në Kuvend, Spiropali tha se “as më shqetëson, as më ngushëllon, se si në ballkon, si në Kuvend, apo në vend tjetër, Sali Berisha do bëjë Sali Berishën”.
“Ajo që është e qartë është që ndjekësit e tij janë gjithnjë e më të paktë, më të dëshpëruar dhe pa asnjë perspektivë”, tha Spiropali./ata