Qyteti bregdetar i Vlorës, i cilësuar si ‘perla e rivierës shqiptare’, të mahnit me bukurinë e tij, sidomos në sezonin veror, ku perëndimi i diellit mbi detin e kaltër është një spektakël ngjyrash që nuk duhet humbur.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga perëndimi në plazhin e Vlorës, ku ndriçimi i diellit mbi det të ofron një panoramë ngjyrash të bukura.

“Perëndim nga Gjurma në Vlorë”, shkroi Rama.

Një qytet me atraksione të shumta kulturore dhe historike, Vlora me detin e saj të mrekullueshëm të fton të kaloni momente të papërsëritshme relaksi dhe qetësie.

Vlora me brigjet e saj, Karaburunin, Sazanin, Llogoranë, kalanë e Kaninës, Lagunën e Nartës, plazhet e shumtë, monumentet, njerëzit, prodhimet e tokës dhe të detit është gjithnjë e më shumë e frekuentuar nga turistët vendas dhe të huaj./ata