Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut ka filluar seanca plenare për zgjedhjen e qeverisë së re të propozuar nga mandatari dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
Në një postim në rrjetet sociale para fillimit të seancës, Mickoski theksoi se kjo është një ditë historike dhe bëri thirrje për unitet.
"Sot është një ditë historike! Nis debati parlamentar, i cili do t'i japë fund periudhës së përtacisë, krimit, vlerave të këqija dhe zhgënjimeve. Me zgjedhjen e qeverisë së re reformuese, më në fund nis një kapitull i ri për vendin tonë”, shkroi ai.
Sipas Rregullores së Kuvendit, seanca është paraparë të zgjasë maksimumi dy ditë, përkatësisht të përfundojë më së voni deri në mesnatën e nesërme. Qeveria do të zgjidhet nëse pro votojnë shumica e numrit të përgjithshëm të deputetëve, pra të paktën 61 nga gjithsej 120 deputetë.
Kujtojmë se në zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 8 maj, opozita e mëparshme e udhëhequr nga VMRO-DPMNE fitoi 58 mandate parlamentare. Partnerë të koalicionit në qeverinë e re do të jenë Koalicioni VLEN që fitoi 14 mandate parlamentare dhe Lëvizja ZNAM, e cila ka gjashtë mandate parlamentare.
- Pesë zv/kryeministra në qeverinë e re
Sipas propozimit, Qeveria e re do të ketë gjithsej 24 anëtarë, duke përfshirë kryeministrin dhe pesë zv/kryeministrat. Në kabinetin qeveritar, 15 anëtarë janë nga koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, gjashtë nga VLEN dhe dy nga Lëvizja ZNAM.
Këta janë anëtarët e propozuar të Qeverisë:
Kryeministër: Hristijan Mickoski
Zv/kryeministër dhe ministër i Transportit: Aleksandar Nikolovski.
Zv/kryeministër dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor: Izet Mexhiti.
Zv/kryeministër i ngarkuar për qeverisje të mirë: Arben Fetai.
Zv/kryeministër për Sistemin Politik: Lupço Dimovski.
Zv/kryeministër dhe ministrër i marrëdhënieve ndërmjet komuniteteve: Ivan Stoilkoviq.
Ministër i Mbrojtjes: Vllado Misajlovski.
Ministre e Financave: Gordana Dimitrieska Koçovska.
Ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme: Timço Mucunski.
Ministër i Vetëqeverisjes Lokale: Zllatko Perinski.
Ministër për Shoqëri Informatike dhe Transformim Digjital: Stefan Andonovski.
Ministër i Sportit: Borko Ristovski.
Ministre e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale: Sanja Bozhinovska.
Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave: Cvetan Tripunovski.
Ministri i Kulturës dhe Turizmit: Zoran Lutkov.
Ministër i Punëve të Brendshme: Pançe Toshkovski.
Ministre e Arsimit dhe Shkencës: Vesna Janevska.
Ministër i Shëndetësisë: Arben Taravari.
Ministër i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë: Fatmir Limani.
Ministër i Çështjeve Evropiane: Orhan Murtezani.
Ministër i Ekonomisë dhe Punës: Besar Durmishi.
Ministër i Administratës Publike: Goran Minçev.
Ministri i Drejtësisë: Igor Filkov.
Ministër pa portofol, përgjegjës për integrimin dhe zbatimin e “Dekadës së Romëve”: Shaban Saliu./aa